Post image
Takim i frytshëm i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me ministren e Kulturës, Irena Stefoska

Mar 19, 2021

Me ftesë të ministres së Kulturës të RMV-së, Irena Stefoska, sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, Ahmet Selmani dhe Liljana Pandeva, zhvilloi një takim pune. Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi për disa çështja nga sfera e humanistikës që kanë të bëjnë me përkthyesit dhe përkthimin në RMV. Sipas ministres Stefoska patjetër duhet të kthehet dinjiteti i përkthyesve vendës, prandaj është e domosdoshme mbështetja dhe stimulimi i tyre. Duke u nisur nga kjo, ajo propozoi që të hartohet një program për mbështetjen e përkthyesve, përkatësisht stimulimin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ajo hodhi idenë që të hartohet edhe një program për përkthime të kryqëzuara, siç i quajti ajo, domethënë përkthime nga autorë maqedonas në shqip dhe nga autorë shqiptarë në maqedonisht. Krahas këtyre, ajo propozoi edhe një program për furnizimin e disa bibliotekave në qytetet tona me botime (përkthime) nga Shqipëria, pra si një import intervenues për pasurimin e bibliotekave, sepse numri i lexuesve është i lakmueshëm. Por paraprakisht ranë dakord që të organizohet një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar me përkthyes, bibliotekarë, botues etj., dhe për të ndërtuar një strategji lidhur me këtë çështje. Gjatë takimit në fjalë, si pikë të veçantë ajo e shtroi edhe çështjen e licencave për lektorë në gjuhën shqipe, me qëllim që të zgjidhet statusi i tyre njësoj si ai i lektorëve për gjuhën maqedonase. Për të gjitha këto ide e propozime ranë dakord të dyja palët, që të mbështeten përkthyesit në RMV, si dhe të diskutohen bashkërisht të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5603"]

Post image
DEMANT - Në lidhje me deklaratën e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski

Mar 2, 2021

Në lidhje me deklaratën e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, të dhënë më 1 mars 2021 për TV21 lidhur me pretendimet se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së (AZGJ) nuk i përkthen klasifikimet që kërkohen për regjistrimin, do të donim ta demantojmë një deklaratë të tillë të pavërtetë dhe tendencioze të tij dhe t’i theksojmë faktet në vijim: Në interes të realizimit të të drejtave të qytetarëve, me iniciativë të drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, më 10 shtator 2019 është realizuar një takim pune me drejtorin Simovski, ku, nga ana e AZGJ-së, është ofruar ndihmë profesionale në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së formularëve të cilët i përdor Enti Shtetëror i Statistikës për qëllime statistikore. Ndihma konkrete që u kërkua nga AZGJ-ja për përkthimin dhe lekturimin e formularëve zyrtarë të fushave të ndryshme statistikore u realizua plotësisht nga shërbimet profesionale të AZGJ-së, me ç’rast, në takimin e punës me ish zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Zirap Ademi, të mbajtur më 23 dhjetor 2019, aktet e përkthyera dhe të lekturuara iu dorëzuan Entit Shtetëror të Statistikës. Për këtë ekzistojnë dëshmi edhe në arkivin e AZGJ-së, si dhe në njoftimet mediatike të cilat janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të AZGJ-së. Përveç kësaj, më 24 shkurt 2021, AZGJ-së i është dorëzuar për përkthim dhe lekturë Udhëzimi për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, e që më 25 shkurt ia kemi dorëzua Entit Shtetëror të Statistikës të përkthyer dhe të lekturuar në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, Enti Shtetëror i Statistikës më 25 shkurt dhe 1 mars të këtij viti, me anë të postës elektronike i ka dërguar për përkthim dhe lekturë edhe materialin tjetër në lidhje me regjistrimin, që është i vëllimshëm e që nevojitet kohë për t’u përpunuar. Sidoqoftë, edhe ky do t’i dorëzohet në kohë Entit Shtetëror të Statistikës. Për këto arsye, çdoherë kur Enti Shtetëror i Statistikës ka pasur nevojë për bashkëpunim dhe ndihmë profesionale, AZGJ-ja u është përgjigjur kërkesave pa vonesë. Në këtë kontekst, vlerësojmë se përpjekjet e drejtorit Simovski që ta paraqesë AZGJ-në si partner jokonstrukiv, janë të pabaza, duke marrë parasysh se AZGJ-ja ka qenë dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me çdo institucion publik, përfshirë këtu edhe Entin Shtetëror të Statistikës, për realizimin e interesave të qytetarëve dhe për zbatimin e plotë të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Në qoftë se drejtori Simovski konsideron se pretendimet tona janë të pavërteta, e ftojmë që publikisht t’i vërtetojë me dëshmi pohimet e tij.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk