Takim i frytshëm i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me ministren e Kulturës, Irena Stefoska

Mar 19, 2021

Takim i frytshëm i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me ministren e Kulturës, Irena Stefoska
Me ftesë të ministres së Kulturës të RMV-së, Irena Stefoska, sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, Ahmet Selmani dhe Liljana Pandeva, zhvilloi një takim pune. Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi për disa çështja nga sfera e humanistikës që kanë të bëjnë me përkthyesit dhe përkthimin në RMV. Sipas ministres Stefoska patjetër duhet të kthehet dinjiteti i përkthyesve vendës, prandaj është e domosdoshme mbështetja dhe stimulimi i tyre.
Duke u nisur nga kjo, ajo propozoi që të hartohet një program për mbështetjen e përkthyesve, përkatësisht stimulimin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ajo hodhi idenë që të hartohet edhe një program për përkthime të kryqëzuara, siç i quajti ajo, domethënë përkthime nga autorë maqedonas në shqip dhe nga autorë shqiptarë në maqedonisht. Krahas këtyre, ajo propozoi edhe një program për furnizimin e disa bibliotekave në qytetet tona me botime (përkthime) nga Shqipëria, pra si një import intervenues për pasurimin e bibliotekave, sepse numri i lexuesve është i lakmueshëm. Por paraprakisht ranë dakord që të organizohet një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar me përkthyes, bibliotekarë, botues etj., dhe për të ndërtuar një strategji lidhur me këtë çështje. Gjatë takimit në fjalë, si pikë të veçantë ajo e shtroi edhe çështjen e licencave për lektorë në gjuhën shqipe, me qëllim që të zgjidhet statusi i tyre njësoj si ai i lektorëve për gjuhën maqedonase.
Për të gjitha këto ide e propozime ranë dakord të dyja palët, që të mbështeten përkthyesit në RMV, si dhe të diskutohen bashkërisht të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5603"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk