Agjencia e Zbatimit të Gjuhës filloi trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik

Apr 5, 2021

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës filloi trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik
Prej sot, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës do të trajnojë 66 përkthyes dhe lektorë të institucioneve të ndryshme të administratës. Siç i informoi drejtori i agjencisë, Ylber Sela, në hapjen solemne, ky është trajnimi i parë i këtij lloji në vendet e rajonit.
Sela tha se agjencia, që në fillim të punës së saj, ka vërejtur një sërë problemesh në përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në përdorimin e terminologjisë, prej nga dhe doli nevoja për harmonizim të saj në gjuhët që përdoren në administratë. Edhe qëllimi i këtij trajnimi është përshtatur sipas nevojave të përkthyesve dhe lektorëve të të gjithë institucioneve, të organeve të administratës, së pari të ministrive, të ndërmarrjeve publike dhe të gjykatave, për çka janë angazhuar profesorët më eminentë nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria.
Ai përkujtoi se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës tashmë ka botuar një doracak për administratorët, që është i pari në rajon i këtij lloji dhe planifikon edhe hartimin e një softueri të terminologjisë juridike e administrative, që do të jetë një ndihmesë e madhe praktike për administratën.
Trajnimin e përshëndeti edhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e cila midis tjerash theksoi se kujdesi për gjuhën është pasuria më e madhe që mund ta ketë një popull dhe se kemi përgjegjësi të madhe si shoqëri dhe qytetarë, që t’i kultivojmë gjuhët që fliten në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Siç ka thënë linguisti i njohur dhe miku i madh yni, prof. Viktor Fridman, Maqedonia është zemra e kontakteve ballkanike”, theksoi Stefoska.
Duke përshëndetur iniciativën për trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve, ministrja Stefoska, tha se nevojat për njohje profesionale të gjuhëve dhe zbatimit të tyre në sferën publike është thelbësore për funksionimin e jetës së përditshme. Kjo nënkupton unifikim të terminologjisë profesionale në gjuhët që përdoren në vend dhe ngritjen e cilësisë së përdorimit të tyre. Ministrja Stefoska tha se angazhohet për kthimin e dinjitetit të punës së përkthyesve, kurse paralajmëroi edhe licencimin e lektorëve në gjuhën shqipe, në të njëjtën mënyrë siç është i rregulluar statusi i lektorëve të gjuhës maqedonase.
Punë të mbarë e të suksesshme ju uroi pjesëmarrësve të trajnimit edhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Sistemit Politik, Rami Qerimi.
Trajnimet ishin paraparë të mbahen në tri grupe, ku do të trajtoheshin tema të ndryshme nga fusha e përkthimit, si një ndihmesë praktike në zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në RMV, por për shkak të masave të reja të Qeverisë nga situata me Covid 19, trajnimet do të shtyhen për një periudhë të caktuar, me ç’rast kandidatët pjesmarrës do të njoftohen me kohë për mbajtjen e tij.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5736,5733,5730,5727,5724"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk