AZGJ-në e vizitoi një grup studentësh të UT-së

Mar 24, 2021

AZGJ-në e vizitoi një grup studentësh të UT-së
Sot, një grup studentësh të vitit të katërt të Universitetit të Tetovës (UT), të cilët studiojnë në Fakultetin e Administratës Publike, në Programin e administratës publike, të shoqëruar nga profesori i tyre, Jahi Jahiu, e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ).
Ata i priti drejtori Ylber Sela dhe bashkëpunëtorët Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani.
Me këtë rast, drejtori Sela u uroi mirëseardhje, duke u dëshiruar sukses në drejtimin e tyre studimor. Ndërkaq, Valmira Axhirexha dhe Jeton Sulejmani prezantuan një material më të zgjeruar për AZGJ-në, për ngritjen si institucion, sfidat, punën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.
Gjithashtu, studentëve u dhuruan botimet e AZGJ-së. Kjo vizitë do t’u shërbejë atyre për t’u njohur nga afër me punën në administratën publike, ku në të ardhmen mund të jenë pjesë e saj.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5631,5634,5637,5640"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk