Thellohet bashkëpunimi i AZGJ-së me Fakultetin Filologjik të UT-së

Mar 30, 2021

Thellohet bashkëpunimi i AZGJ-së me Fakultetin Filologjik të UT-së
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ) qëndroi profesor Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës (UT), i cili u prit nga drejtori i agjencisë, Ylber Sela.
Me këtë rast, dekani Sulejmani dhuroi të gjithë numrat e revistës “Filologjia” si dhe të revistës “Albanologjia”, ku botohen punimet e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në RMV, Seminari Albanologjik, që është një projekt i UT-së.
Gjithashtu, AZGJ-së iu dërguan edhe materialet online, për të pasur qasje më të lehtësuar.
Dekani Sulejmani takoi edhe përkthyesit dhe lektorët e AZGJ-së me të cilët diskutoi edhe për trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve publike që do të fillojë në muajin prill në zyrat e AZGJ-së.
Drejtori Sela dhe dekani Sulejmani biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet AZGJ-së dhe Fakultetit Filologjik të UT-së për të hapur një drejtim të ri studimor në UT – atë të redaktimit gjuhësor.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5670,5673,5676"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk