Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi SHA M-NAV
Mar 9, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela sot e vizitoi Shoqërinë Aksionare M-NAV, ku u takua me kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit Ajror, Fahrudin Hamidi. Në këtë takim drejtori Sela e njoftoi atë për punën që po bën AZGJ-ja, duke u ofruar ndihmë institucioneve të ndryshme në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet zyrtare.
Po ashtu, edhe zoti F. Hamidi e njoftoi për vështirësitë dhe nevojat e kësaj kompanie në aspektin e përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe. Prandaj ai kërkoi ndihmë nga AZGJ-ja që brenda mundësive ta ndihmojë kompaninë në fjalë.
Natyrisht, drejtori Y. Sela u zotua se do t’i ofrojë ndihmë konkrete për përkthimin dhe lekturimin e formularëve, akteve administrative, si dhe të dokumenteve tjera zyrtare të kësaj kompanie.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5526"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email