news image
Vizitë e drejtorit Ylber Sela në Galerinë Nacionale

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij sot e vizitoi Galerinë Nacionale “Stacioni i Vogël” në Shkup, ku u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, Dita Starova-Qerimi. Në këtë takim u fol për procesin e zbatimit të dygjuhësisë. Meqë tanimë në tërësi ka përfunduar faza e parë e zbatimit të dygjuhësisë në këtë galeri, dy homologët në fjalë biseduan kryesisht për fazën e dytë, e cila do të fillojë të zbatohet prej muajit janar të vitit të ardhshëm. Me këtë rast drejtoresha Dita Starova-Qerimi foli konkretisht për përgatitjet që po bën lidhur me jetësimin e fazës së dytë në praktikë, për angazhimin e kuadrit të përkthyesve dhe lektorëve, për mjetet e nevojshme që duhet të ndahen lidhur me përkthimin e katalogëve dhe botimeve të tjera në gjuhën shqipe etj. Po ashtu, nga ana tjetër edhe drejtori Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket punës që po bën ajo në këtë institucion, konkretisht në fushën e përkthimit dhe korrigjimit të teksteve për nevojat e Galerisë Nacionale. Në fund, drejtori Ylber Sela e përgëzoi homologen e tij për punën e suksesshme që po bën në Galerinë Nacionale gjë që u vërejt edhe sot në zbatimin e dygjuhësisë së plotë në këtë institucion, që nga tabelat në hyrje, logoja, vulat e deri te aktet, shkresat e udhëzimet e ndryshme brenda galerisë. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2840,2837,2834,2831,2828"]

Dec 2, 2019
news image
Ambasadori i BE-së Zhbogar viziton AZGJ-në

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, priti një delegacion të udhëhequr nga Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasadorin Samuel Zhbogar i shoqëruar nga Virve Vimpari këshilltare dhe udhëheqëse e njësisië për projekte. Në takim, Drejtori Sela shprehu kënaqësi për vizitën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe shprehu mirënjohjen e tij për këtë takim të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të shkëmbyer mendime, me çka ai e informoi Ambasadorin Zhbogar për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe institucionalizimin e AZGJ-së e cila është e gatshme të mbështesë Qeverinë për krijimin e një shoqërie demokratike e moderne, që garanton, respekton dhe promovon të drejtat gjuhësore të qytetarëve të saj, në përputhje me standardet evropiane. Drejtori Sela, gjithashtu, informoi bashkëbiseduesin e tij për nevojën e përforcimit të kohezionit dhe të bashkëpunimit ndëretnik shoqëror, si dhe përpjekjet për të krijuar mundësi për funksionimin e plotë teknik dhe operacional të AZGJ-së dhe, në këtë kontekst, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Delegacionin e BE-së për të mbështetur qëllimet dhe planet nga programi i AZGJ-së. Ambasadori Zhbogar falënderoi drejtorin Sela për ftesën e tij, për të vizituar Agjenicinë për Zbatimin e Gjuhës dhe shprehu kënaqësi për entuziazmin dhe motivimin me të cilin drejtori Sela po përmbush misionin dhe qëllimin për të cilin u themelua AZGJ-ja. Ambasadori Zhbogar shprehu interes për punën dhe projektet e planifikuara të AZGJ-së dhe shkëmbyen mendime me drejtorin Sela për sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, veçanërisht në gjyqësor. Gjatë vizitës, Ambasadori Zhbogar dhe bashkëpunëtorja e tij shfaqën interesim edhe për kushtet në të cilat funksionon AZGJ-ja ku planifikohet edhe krijimi i një qendre trajnimi për përkthyes dhe korrektorë të kombinimeve gjuhësore maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht për nevojat e institucioneve publike. Të dyja palët theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun e përbashkët, si dhe komunikimin e rregullt dhe analizën e mundësive për të mbështetur AZGJ-në për të zbatuar projektet e planifikuara. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2817,2814,2811"]

Nov 28, 2019
news image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Sot në Shkup, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës e vizitoi një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetari i saj - Skënder Gjinushi. Në përbërje të këtij delegacioni ishin akademik Shaban Sinani, akademik Gjovalin Shkurtaj si dhe Albana Velianj, përgjegjëse në Sektorin e Botimeve Shkencore dhe Bibliotekës Shkencore i cili shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Delegacioni u prit nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela si dhe nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi, drejtori Sela e njoftoi delegacionin e sipërthënë lidhur me punën dhe me veprimtaritë që janë duke u zhvilluar në këtë institucion. Për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, me interes për gjuhën shqipe si vlerë e përbashkët, foli edhe akademiku S. Gjinushi. Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Në fund të këtij takimi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i dhuroi Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, një fond librash që i kishte sjellë enkas për bibliotekën e Agjencisë. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2742,2745,2748,2751,2754"] https://www.facebook.com/tv21hd/videos/637722013430171/

Nov 21, 2019
news image
Drejtori Sela në takim pune në Gjykatën Kushtetuese

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u takua me Sali Muratin, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe Aleksandar Lazov, sekretar i përgjithshëm i gjykatës. Drejtori Sela e uroi z. Muratin për funksionin e tij të ri, duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në kryerjen e funksionit me përgjegjësi të lartë. Njëherazi, ai e informoi bashkëbiseduesin për vështrimet dhe analizat rreth zbatimit të deritashëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për nevojën për zbatimin konsekuent të ligjit nga të gjithë faktorët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në nivel ndërinstitucional. Kryetari Murati shprehu kënaqësinë e tij nga takimi me drejtorin Sela duke ofruar njëherazi edhe mbështetje ndaj punës së AZGj-së. Njëkohësisht, ai e informoi Selën rreth aktiviteteve të Gjykatës Kushtetuese që planifikohen të ndërmerren gjatë mandatit të tij, gjithashtu përmendi edhe gjendjen jo të favorshme me plotësimin e ekipit të shërbimit profesional, si dhe nevojën për përforcimin e kapaciteteve profesionale të gjykatës me angazhimin e personave kompetentë nga komunitetet joshumicë, duke përfshirë edhe përkthyes dhe lektorë. Gjatë takimit, të dy palët e riafirmuan nevojën për përforcimin e bashkëpunimit, duke pranuar rëndësinë që ka stimulimi i një ambienti social në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të çdo qytetari, si dhe në promovimin, ruajtjen dhe përforcimin e të drejtës së qytetarëve për të përdorur gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2780,2783,2786,2789"]

Nov 21, 2019
news image
Ambasadori i Finlandës për vizitë në AZGJ

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, priti në zyrën e tij Kimo Lahdevirtën, ambasadorin jorezident të Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, drejtori Sela e përshëndeti vizitën e ambasadorit Lahdevirta në AZGJ si përfaqësuesi i një vendi me traditë dhe përvojë të madhe në zbatimin e konceptit qytetar të shumëgjuhësisë, duke pasur parasysh se finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare në Republikën e Finlandës. Njëherazi, drejtori Sela e informoi ambasadorin Lahdevirta për punën e deritashme të AZGJ-së, aktivitetet e planifikuara për vitin 2020 si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet AZGJ-ja në aspekt të nevojës për plotësimin e ekipit me kuadër dhe në aspektin teknik për arritje të kapaciteteve të plota operative të institucionit. Ambasadori Lahdevirta e vlerësoi si tejet pozitive dhe të vlefshme vizitën e tij në AZGJ me ç’rast i paraqiti përvojat e veta nga modeli finlandez rreth zbatimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare, duke shprehur gatishmërinë e tij për sigurimin e kontakteve relevante nga pala finlandeze për realizimin e vizitave dypalëshe në nivel ekspertësh. Të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e dialogut dhe shprehën gatishmëri për inicimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2725,2728"]

Nov 20, 2019
news image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës – pjesë e aktiviteteve për Ditët e Alfabetit

Në suaza të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve sot në Manastir filluan aktivitetet për shënimin e 111-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë aktivitet morën pjesë funksionarë politikë, dashamirë të kulturës etj. Para të pranishmëve foli drejtori i ITSHKSH-së në Shkup – dr. Skender Asani, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku, pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir – Nuer Arsllani. Po ashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i AZGJ-së, dr. Ylber Sela, i cili, mes të tjerash, tha: “Gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një identiteti etnik të një populli. Në vitin 1908 u unifikua alfabeti, kurse tash kemi nisur të unifikojmë terminologjinë e fushave të ndryshme.” Me këtë rast, u promovua edhe libri “Lëvizja protestante te shqiptarët” e autorit Dejvid Hosaflluk. Fjalë rasti për librin kishte dr. Jorina Kryeziu-Shkreta, Ledio Hala dhe Bertina Salliu. Pas tyre, foli edhe vetë autori i librit, i cili u përqendrua në historikun e lëvizjes protestante te shqiptarët, veçanërisht për kontributin e tyre në Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="2663,2666,2669,2672,2675"]

Nov 14, 2019
news image
Përfaqësuesja e Misionit të OSBE-së në Shkup për vizitë pune në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, realizoi takim pune me Tatijana Temellkoska, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup. Takimi i sotëm është vazhdim i dialogut dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet AZGJ-së dhe OSBE-së, i vendosur që nga themelimi i Agjencisë. Në takim, drejtori Sela e informoi bashkëbiseduesin e tij me projektet e planifikuara si pjesë e prioriteteve strategjike të AZGJ-ës dhe kërkoi mbështetje dhe specifikim të modaliteteve për bashkëpunim të përbashkët me Misionin e OSBE-së, për projekte që synojnë forcimin e konceptit të shtetit shumetnik, promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës përmes zbatimit të programeve trajnuese për përkthyesit dhe lektorët, si dhe fushata për të promovuar përfitimet nga mësimi i më shumë gjuhëve që na mundësojnë shkëmbimin e vlerave të përbashkëta të tolerancës që nga mosha e hershme apo në ciklin arsimor. Përfaqësuesja e OSBE-së, Temellkoska, informoi rreth aktiviteteve dhe kontributit të OSBE-së në hartimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit duke theksuar rëndësinë dhe rolin e AZGJ-së në procesin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të qytetarëve, si dhe mbështetjen e institucioneve të sektorit publik në zbatimin e detyrimeve ligjore për përdorimin e gjuhëve. Në këtë kontekst, të dyja palët ranë dakord që ka akoma procese dhe politika të vjetra në shoqëri që shpiejnë në paragjykime, përçarje dhe jotolerancë të cilat nuk kontribuojnë në forcimin e konceptit qytetar të një shoqërie moderne demokratike të qytetarëve të barabartë dhe se do të nevojitet më shumë kohë, përpjekje, por dhe aktivitete të përbashkëta që do të rezultojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për përfitimet që ofron një koncept i tillë. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="2648"]

Nov 12, 2019
Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk