Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela në promovimin e librit për Remzi Nesimin

Nov 18, 2019

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela në promovimin e librit për Remzi Nesimin
Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të manifestimit kulturoro-shkencor për shënimin e 111-vjetorit të Kongresit të Manastirit sot u promovua libri i Remzi Nesimit “Për gjuhën shqipe” dhe vëllimi 24 i revistës “Scupi”, ku janë botuar punimet e sesionit shkencor me titull “Kontributi i profesorit Remzi Nesimi për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare”. Në këtë manifestim mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela. Në praninë e familjarëve e kolegëve të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, aty ku për shumë vjet punoi profesori Remzi Nesimi, u fol shumë për kontributin dhe veprën e tij me të cilën la gjurmë të thella në gjuhësinë shqiptare. Fjalë rasti para të pranishmëve mbajti profesori dr. Avzi Mustafa, gjuhëtarët dr. Qemal Murati e dr. Hidajete Azizi, ashtu si edhe redaktori përgjegjës – dr. Zeqirija Ibrahimi. Me këtë rast ata theksuan se profesor Remziu ishte personalitet i shquar i botës intelektuale shqiptare, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në shkencat filologjike, në fushën e dialektologjisë duke promovuar pasuritë shpirtërore e gjuhësore dhe vlerat e kulturës shqiptare, në përgjithësi. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2709,2712,2715"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk