Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës sot vizitoi Komunën e Kumanovës

Nov 27, 2019

Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës sot vizitoi Komunën e Kumanovës
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot ka realizuar takim pune me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski . Me këtë rast, drejtori Sela u njoh nga afër me procesin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë komunë, ndërsa e njoftoi kryetarin e saj edhe me punët dhe sfidat me të cilat po përballet AZGJ-ja. ​Pas njoftimit për çështjet rreth funksionimit të Agjencisë, fjalën e mori edhe kryetari Dimitriveski, i cili shprehu gatishmëri për zbatimin e Ligjit të Gjuhës në institucionin të cilin e udhëheq, por se ka mungesë mjetesh për të zbatuar obligimet që dalin nga Ligji për Zbatimin e Gjuhës. Sela dhe Dimitrievski u dakorduan që të dyja institucionet të formojnë grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe, zgjidhjen e tyre dhe deri ku ka arritur zbatimi i saj. Palët u zotuan se do të ketë edhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="2798,2801"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk