Agjencia për Zbatimin e Gjuhës – pjesë e aktiviteteve për Ditët e Alfabetit
Nov 14, 2019
Në suaza të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve sot në Manastir filluan aktivitetet për shënimin e 111-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në këtë aktivitet morën pjesë funksionarë politikë, dashamirë të kulturës etj. Para të pranishmëve foli drejtori i ITSHKSH-së në Shkup – dr. Skender Asani, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku, pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir – Nuer Arsllani. Po ashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i AZGJ-së, dr. Ylber Sela, i cili, mes të tjerash, tha: “Gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një identiteti etnik të një populli. Në vitin 1908 u unifikua alfabeti, kurse tash kemi nisur të unifikojmë terminologjinë e fushave të ndryshme.”
Me këtë rast, u promovua edhe libri “Lëvizja protestante te shqiptarët” e autorit Dejvid Hosaflluk. Fjalë rasti për librin kishte dr. Jorina Kryeziu-Shkreta, Ledio Hala dhe Bertina Salliu. Pas tyre, foli edhe vetë autori i librit, i cili u përqendrua në historikun e lëvizjes protestante te shqiptarët, veçanërisht për kontributin e tyre në Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="2663,2666,2669,2672,2675"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email