Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Akademinë e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev”
Dec 9, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Akademinë e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” në Shkup, ku pati takim pune me drejtoreshën e saj, Natasha Gaber-Damjanovksa. Ky takim është pjesë e një vargu takimesh që drejtori i AZGJ-së i realizon me udhëheqësit e institucioneve të sektorit publik në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, përfshirë këtu dhe punën e akademisë si institucion publik. Gjatë këtij takimi u konstatua se akademia është vonuar në realizimin e detyrimeve të zbatimit të dispozitave ligjore, edhe pse aktivitete të caktuara, siç është ndryshimi i vulave zyrtare, tabelave, kanë filluar, si dhe mundësia për të marrë testin psikologjik, si pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve në trajnimin fillestar të akademisë në gjuhët zyrtare. Drejtori Sela theksoi se duhet një angazhim më i madh në mënyrë që akademia të intensifikojë procesin e harmonizimit të detyrimeve ligjore, dhe veçanërisht është e rëndësishme që ta mundësojë përdorimin e plotë të gjuhëve zyrtare në punën e saj, si dhe mundësinë që kandidatët t’i mbajnë provimet e akademisë në gjuhët zyrtare. Drejtoresha Gaber-Damjanovska e informoi bashkëbiseduesin e saj se aktualisht po zhvillohet procesi i përzgjedhjes për pranimin e gjeneratës së tetë të kandidatëve në trajnimin fillestar të akademisë, por për shkak të kufizimeve buxhetore, teknike dhe të personelit, provimet që janë pjesë integrale e procesit të përzgjedhjes nuk do të zhvillohet në gjuhët zyrtare, por do të bëhen përpjekje që nga viti i ardhshëm të përmirësohet situata. Në këtë kontekst, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është e gatshme për bashkëpunim dhe mund të ndihmojë në këtë proces me anë të ndihmës profesionale në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së akteve të akademisë, si dhe trajnimin e stafit në pjesën e përkthimit dhe përdorimit të terminologjisë së gjuhëve zyrtare. Të dyja palët u zotuan të mbajnë komunikim dhe bashkëpunim të rregullt për realizimin sa më të lehtë dhe më efikas të të drejtave të qytetarëve në gjuhët zyrtare. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5032"]
Përfaqësuesit e AZGJ-së morën pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare "Gjuha dhe ndërgjegjësimi"
Dec 4, 2020
Në periudhën 2 - 4 dhjetor 2020, përfaqësuesit e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) morën pjesë me prezantimin e tyre në Konferencën shkencore ndërkombëtare online me temë "Gjuha dhe ndërgjegjësimi". Konferenca u organizua nga Rating Academy, e cila vepron në suaza të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart në Republikën e Turqisë. Pjesëmarrja në konferencë ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide mbi çështjet gjuhësore dhe është pjesë e aktiviteteve për krijimin e rrjeteve ndërkombëtare dhe afirmimin e AZGJ-së. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5057,5060,5063"]
AZGJ-ja merr pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për arsim multikulturor
Dec 4, 2020
AZGJ-ja me përfaqësuesin e saj mori pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për arsimin multikulturor, e cila u mbajt (online) në Tetovë në periudhën 2-4 dhjetor 2020. Konferenca u organizua nga Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik- “LOJA” - Tetovë (QBB LOJA), në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e mbështetur nga Qendra Gjermane e Trajnimit dhe e Rrjetëzimit, KURVE Wustrow. Prezantimi i përfaqësuesit të AZGJ-së ishte në temën "Koncepti i multikulturalizmit në kohë krize” (The Concept of Multiculturalism in Times of Crisis). AZGJ-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete, duke marrë pjesë në ngjarje që kanë të bëjnë me gjuhësinë, terminologjinë e gjuhës, multikulturalizmin, mirëkuptimin ndëretnik dhe bashkëjetesën nëpërmjet mësimit të gjuhës, tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5042,5045,5048"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me kryetarin e ASHAM-it
Dec 2, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë (ASHAM), ku u takua me kryetarin e saj, Ljupço Kocarev, si dhe me nënkryetarët, Gazanfer Bajram dhe Zhivko Popov. Gjatë këtij takim u diskutuan shumë çështje që janë me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve. Sado që është e konstatuar se ASHAM-i ka vonesë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, kryetari Kocarev theksoi se ajo që është detyrim ligjor duhet të respektohet. Pas përfundimit të procesit të ndryshimit të Ligjit të ASHAM-it, i cili është në procedurë kuvendore dhe që përmban emërtimin e ri të akademisë, ajo do ta ndryshojë tabelën, memorandumet, vulat dhe faqen e internetit. Gjithashtu, do të ndryshojë edhe akti i sistematizimit të vendeve të punës dhe i Statutit të ASHAM-it shtoi më tej ai. Drejtori Y. Sela theksoi se është në interesin e AZGJ-së bashkëpunimi me ASHAM-in si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i vendimit ligjor për përdorimin e gjuhëve zyrtare në punën e ASHAM-it, nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, në mënyrë që të krijohet një bazë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta nga fusha e terminologjisë gjuhësore, shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave, si dhe pjesëmarrje të anëtarëve të ASHAM-it në aktivitetet që i organizon AZGJ-ja. Njëkohësisht, drejtori Sela i dorëzoi akademikut Kocarev një sërë botimesh të AZGJ-së. Të dy palët shprehën bindjen se takime të tilla janë të një natyre konstruktive dhe se ekziston një gatishmëri për të zhvilluar dialog të rregullt ndërinstitucional. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5021"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela zhvilloi takim pune në Agjencinë e Aviacionit Civil
Dec 1, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Agjencinë e Aviacionit Civil, ku pati një takim pune me drejtorin e saj, Tomislav Tuntev. Drejtori Sela falënderoi homologun e tij për realizimin e këtij takimi dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje ndaj Agjencisë së Aviacionit Civil, në pjesën e përkthimit dhe të lekturës së akteve (certifikata, leje për pilot etj.) që i lëshon ky institucion, si dhe për ndihmë në pjesën e përkthimit të terminologjisë së specializuar të aviacionit, që rrjedh nga rregulloret dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit. Drejtori Tuntev e informoi se AAC-ja si trup i pavarur rregullator me autorizime publike, punon sipas rregulloreve dhe standardeve ndërkombëtarisht të pranuara të ICAO, EUROCONTROL, JAA/EASA, ECAC dhe qëndron e hapur për bashkëpunim me AZGJ-në për çështje me interes të përbashkët. Të dyja palët u zotuan për ta vazhduar dialogun edhe në të ardhmen. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5011"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela - në takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së
Nov 26, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij realizoi një takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së, ku u prit nga drejtori i saj, Sllobodan Bliznakovski, dhe zëvendësdrejtori Izmit Nura. Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion, ku u bënë disa sqarime lidhur me dilemat dhe paqartësitë që ekzistojnë për sa u përket emërtimeve dhe përkthimeve nga maqedonishtja në shqip. Me këtë rast drejtori Ylber Sela ofroi mbështetje dhe ndihmë për vazhdimin e zbatimit praktik të gjuhës shqipe në këtë institucion. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5825,5822,5819,5816"]
Në AZGJ u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” i Mustafa Ibrаhimit
Nov 26, 2020
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” (I-II) i autorit Mustafa Ibrahimi. Në fillim pjesëmarrësit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i cili, në mes të tjerash, theksoi se Mustafa Ibrahimi ka qenë që nga fillimi bashkëpunëtor i AZGJ-së, duke treguar gjithmonë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar në aktivitetet e saj. Prandaj, shtoi më tej ai, libri i sotëm paraqet një vazhdimësi, me çka na e paraqet si një ekskluzivitet që ne ta shohim nën prizmin e dritës shkencore. Ndërkaq, për vlerat shkencore të librit në fjalë folën referuesit Ismet Osmani, shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, Marjan Markoviq nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, Nexhip Mërkuri, profesor universitar nga Vlora, të cilët i vunë në dukje disa aspekte shkencore që e karakterizojnë këtë vepër nga fusha e dialektologjisë. Në fund disa fjalë mirënjohëse i tha edhe autori Mustafa Ibrahimi i cili u falënderua për promovimin e organizuar nga AZGJ-ja. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="4993,4996,4999,5002"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë
Nov 25, 2020
Në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë që u mbajt në Universitetin e Tetovës në temë “Sfidat e (mos) zbatimit të Ligjit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut dhe gabimet gjatë përdorimit të shqipes standarde”, krahas pjesëmarrësve të shumtë, me kumtesë online u paraqit edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela. Në kumtesën e titulluar “Sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të AZGJ-së në aspektin e angazhimit, ndihmës dhe mbështetjes që ua jep institucioneve të ndryshme shtetërore për zbatimin e gjuhës shqipe, por gjithashtu edhe qytetarëve nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes së doracakëve dhe fletushkave, ku jepen të dhëna konkrete për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe. Me këtë rast ai theksoi edhe sfidat dhe vështirësitë që shfaqen në zbatimin e gjuhëve zyrtare, duke u ndalur veçmas në ngecjen dhe moszbatimin e këtij ligji nga ana e institucioneve. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="4978,4981,4984"]
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës
Nov 20, 2020
Në suaza të Ditëve të Alfabetit 2020, sot në Shkup Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës. Dokumentin në fjalë e nënshkruan dy homologët e këtyre institucioneve, dr. Ylber Sela (AZGJ) dhe dr. Hysen Matoshi (IAP). Pas këtij akti solemn, ata theksuan simbolikën që ka ky memorandum pikërisht në Ditët e Alfabetit, si dhe rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në fushën e gjuhës shqipe, shkëmbimeve të ndryshme shkencore, kulturore etj. Linku i Nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi me institutin Albanologjik të Prishtinës [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="4941,4944,4947,4950"]
Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive
Nov 19, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, e vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive (AKP) ku realizoi takim pune me drejtorin Boris Tunxhev. Drejtori Sela theksoi se ky takim është në funksion të vështrimit të gjendjes në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në AKP si një institucion mjaft i rëndësishëm, shërbimet e të cilit çdo ditë shfrytëzohen nga qytetarët dhe që gjeneron një vëllim të madh dokumentesh për persona fizikë dhe juridikë. Gjatë vizitës, u konstatua se AKP-ja vonon me realizimin e detyrimeve ligjore dhe se, pavarësisht se është filluar me aktivitete të caktuara siç është përshtatja e përmbajtjes së ueb-faqes së AKP-së në gjuhët zyrtare dhe ndryshimi i emërtimeve të tabelave, të akteve zyrtare si formularëve, fletëparaqitjeve, kërkesave, fletëpronësive etj., megjithatë, qytetarët përsëri nuk mund t’i marrin të njëjtat në gjuhët zyrtare, me çka atyre u pamundësohet e drejta që shërbimet publike t’i realizojnë në gjuhët zyrtare. Drejtori Sela i dhuroi drejtorit Tunxhev publikime të botuara nga AZGJ-ja dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim me AKP-në, duke ofruar ndihmë profesionale për përkthimin dhe lekturën e formularëve, të fletëparaqitjeve, kërkesave, autorizimeve etj., dhënia e të cilave është kompetencë e AKP-së. Gjithashtu, drejtori Sela u shpreh se pret që të dinamizohet procesi i harmonizimit të AKP-së me detyrimet ligjore. Të dyja palët u angazhuan për të bashkëpunuar në interes të qytetarëve dhe të kenë koordinim të rregullt rreth çështjeve lidhur me implementimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4919,4922"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email