Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me kryetarin e ASHAM-it

Dec 2, 2020

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me kryetarin e ASHAM-it
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë (ASHAM), ku u takua me kryetarin e saj, Ljupço Kocarev, si dhe me nënkryetarët, Gazanfer Bajram dhe Zhivko Popov.
Gjatë këtij takim u diskutuan shumë çështje që janë me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Sado që është e konstatuar se ASHAM-i ka vonesë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, kryetari Kocarev theksoi se ajo që është detyrim ligjor duhet të respektohet.
Pas përfundimit të procesit të ndryshimit të Ligjit të ASHAM-it, i cili është në procedurë kuvendore dhe që përmban emërtimin e ri të akademisë, ajo do ta ndryshojë tabelën, memorandumet, vulat dhe faqen e internetit. Gjithashtu, do të ndryshojë edhe akti i sistematizimit të vendeve të punës dhe i Statutit të ASHAM-it shtoi më tej ai. Drejtori Y. Sela theksoi se është në interesin e AZGJ-së bashkëpunimi me ASHAM-in si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i vendimit ligjor për përdorimin e gjuhëve zyrtare në punën e ASHAM-it, nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, në mënyrë që të krijohet një bazë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta nga fusha e terminologjisë gjuhësore, shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave, si dhe pjesëmarrje të anëtarëve të ASHAM-it në aktivitetet që i organizon AZGJ-ja. Njëkohësisht, drejtori Sela i dorëzoi akademikut Kocarev një sërë botimesh të AZGJ-së.
Të dy palët shprehën bindjen se takime të tilla janë të një natyre konstruktive dhe se ekziston një gatishmëri për të zhvilluar dialog të rregullt ndërinstitucional.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5021"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk