AZGJ-në e vizitoi drejtori i Klinikës së Radioterapisë dhe të Onkologjisë
Dec 15, 2020
Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës sot e vizitoi drejtori i Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe të Onkologjisë, Nehat Nuhi i shoqëruar nga mjeku onkolog Ilir Ismaili, të cilët i priti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela.
Gjatë këtij takimi të dy homologët biseduan lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore. Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në këtë klinikë, duke i premtuar dhe ndihmë nga shërbimet e AZGJ-së në aspektin e përkthimit dhe të lekturimit të dokumenteve dhe akteve zyrtare.
Drejtori Nehat Nuhi u falënderua për këtë mbështetje dhe ndihmë, duke u zotuar se do të fillojë ta zbatojë gjuhën shqipe në klinikë sipas detyrimeve ligjore.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5100"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email