AZGJ-ja merr pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për arsim multikulturor

Dec 4, 2020

AZGJ-ja merr pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për arsim multikulturor
AZGJ-ja me përfaqësuesin e saj mori pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për arsimin multikulturor, e cila u mbajt (online) në Tetovë në periudhën 2-4 dhjetor 2020.
Konferenca u organizua nga Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik- “LOJA” - Tetovë (QBB LOJA), në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e mbështetur nga Qendra Gjermane e Trajnimit dhe e Rrjetëzimit, KURVE Wustrow. Prezantimi i përfaqësuesit të AZGJ-së ishte në temën "Koncepti i multikulturalizmit në kohë krize” (The Concept of Multiculturalism in Times of Crisis).
AZGJ-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete, duke marrë pjesë në ngjarje që kanë të bëjnë me gjuhësinë, terminologjinë e gjuhës, multikulturalizmin, mirëkuptimin ndëretnik dhe bashkëjetesën nëpërmjet mësimit të gjuhës, tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5042,5045,5048"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk