news image
AZGJ-ja dhe ASHAM-i së shpejti do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot u takua me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut – akademikun Taki Fiti për të parë nga afër nëse ky institucion i lartë shkencor ka filluar zbatimin e fazës së parë nga obligimet që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Gjatë takimit u vërejt se ASHAM-i vonon në zbatimin e fazës së parë nga obligimet që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, me ç’rast akademiku Fiti shfaqi gatishmëri që, pas ndryshimit të Ligjit të ASHAM-it, do të jenë të gatshëm të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të zbatuar procedurat ashtu siç i parashikon Ligji. Drejtori Sela me këtë rast tha se Zbatimi i Gjuhës shqipe nga ana e këtij institucioni të lartë shkencor, siç është ASHAM-i, do të ishte shembull dhe motiv shtesë edhe për institucionet e tjera shkencore dhe kulturore në vend duke pasur parasysh gjuhën e tjetrit si vlerë dhe jo si hendikep. Kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, falënderoi drejtorin Sela për këto takime të rëndësishme që i realizon nëpër institucione të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe, ashtu siç e parashikon edhe vetë Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. ASHAM-i, u shpreh akademiku Taki Fiti, në kryesinë e saj numëron edhe 4 akademikë të lartë shkencorë me kombësi shqiptare dhe se domosdoshmërisht zbatimi i gjuhës shqipe në punën e tyre do të jetë e pashmangshme, duke mos anashkaluar faktin se do të duhet të angazhohet kuadër profesional për të ndjekur punën e këtij institucioni. Krejt në fund të takimit palët shprehën interes të përbashkët për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi si bazë për shkëmbimin e përvojave institucionale. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2422,2425"]

Nov 6, 2019
news image
Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-së

Duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë së RMV-së për një cikël të ri zgjedhjesh në prill të vitit të ardhshëm, Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kreun e KSHZ-së për të ofruar mbështetetjen e tij në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe në materialet që do të duhet të përgatiten për mbarëvajtjen e këtij procesi. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, i shoqëruar nga nënkryetarja Ditmire Shehu dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, shprehu kënaqësinë nga interesi i drejtorit Sela për të ndihmuar institucionet e vendit në zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duke e njohur atë se KSHZ-ja sigurisht se do të ketë nevojë për një kuadër profesional përkthyesish për shkak të kompleksitetit të materialeve dhe se do të jetë i gatshëm të respektojë të gjitha dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, tha se Institucioni që drejton ai i është qasur me seriozitet zbatimit të drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nëpër institucione, prandaj tashmë në të gjitha institucionet ka dërguar pyetësor në formë ankete për t’u njohur nga afër me nevojën e tyre për të përfshirë kuadër profesional në përpilimin e materialeve dygjuhësore. Shkup, 29.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2357,2360"]

Oct 30, 2019
news image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i udhëhequr nga drejtori Ylber Sela. Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, ai bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetjen e ndërsjellë profesionale, veçanërisht në fushën e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, siç është këmbimi i resurseve, kuadrove, literaturës dhe përvojave për zbatimin e drejtë të shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut; sensibilizimi i opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore shqipe si pasuri kombëtare; promovimi dhe kujdesi për gjuhën e unifikuar shqipe; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve të ndërsjella mes ITSHKSH-së dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës për realizimin e projekteve të ndryshme që e përmbushin synimin e këtij memorandumi; stimulimi i projekteve të përbashkëta etj. Ky memorandum është në vazhdën e përpjekjeve të këtye dy institucioneve për zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në sferën e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe. Shkup, 24.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2294,2297,2300"]

Oct 25, 2019
Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk