Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-së

Oct 30, 2019

Delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në takim me kreun e KSHZ-së
Duke pasur parasysh paralajmërimin e Qeverisë së RMV-së për një cikël të ri zgjedhjesh në prill të vitit të ardhshëm, Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kreun e KSHZ-së për të ofruar mbështetetjen e tij në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe në materialet që do të duhet të përgatiten për mbarëvajtjen e këtij procesi. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, i shoqëruar nga nënkryetarja Ditmire Shehu dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, shprehu kënaqësinë nga interesi i drejtorit Sela për të ndihmuar institucionet e vendit në zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duke e njohur atë se KSHZ-ja sigurisht se do të ketë nevojë për një kuadër profesional përkthyesish për shkak të kompleksitetit të materialeve dhe se do të jetë i gatshëm të respektojë të gjitha dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, tha se Institucioni që drejton ai i është qasur me seriozitet zbatimit të drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nëpër institucione, prandaj tashmë në të gjitha institucionet ka dërguar pyetësor në formë ankete për t’u njohur nga afër me nevojën e tyre për të përfshirë kuadër profesional në përpilimin e materialeve dygjuhësore. Shkup, 29.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2357,2360"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk