Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”

Nov 20, 2026

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”

Për të shënuar Ditën e Alfabetit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj), në bashkëpunim me Universietin “Nënë Tereza” (UNT), organizoi konferencën shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”.

Në lidhje me rëndësinë e kësaj date folën drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës, Driton Sulejmani dhe prorektori për arsim dhe çështje studentore në UNT, Fati Iseni.

Në pjesën shkencore u prezantuan tema të rëndësishme për Kongresin e Manastirit. Ajtene Qamili dhe Salajdin Saliu ofruan të dhëna rreth vështirësive me të cilat është përballur procesi i përzgjedhjes dhe më pas, edhe i zbatimit të vendimeve të marra në këtë kongres. Studiuesi Avni Avdiu diskutoi për sfidat në vazhdimësi të përdorimit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Studiuesja Manjola Zaçellari, ligjëruese në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Mojsiu” prezantoi disa dokumente arkivore të periudhës së Perandorisë Austro-Hungareze, dokumente të cilat janë të panjohura dhe të pastudiuara deri më sot, në të cilat paraqitet interesimi dhe kontributi i perandorisë për organizimin e Kongresit të Manastirit. Zaçellari ka hulumtuar arkivat e Austrisë të dekadës së parë të shekullit të kaluar.

Ndërsa Lirim Shala prezantoi temën e transliterimit gjatë regjistrimit dhe të përgatitjes së dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast shfaqen probleme me emrat dhe mbiemrat e qytetarëve gjatë këtij procesi.

You might also like

News

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”

Në AZGj u mbajt konferenca shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”Për të shënuar Ditën e Alfabetit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj), në bashkëpunim me Universietin “Nënë Tereza” (UNT), organizoi konferencën shkencore “Kongresi i Manastirit mes së djeshmes dhe së sotshmes”.Në lidhje me rëndësinë e kësaj date folën drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës, Driton Sulejmani dhe prorektori për arsim dhe çështje studentore në UNT, Fati Iseni.Në pjesën shkencore u prezantuan tema të rëndësishme për Kongresin e Manastirit. Ajtene Qamili dhe Salajdin Saliu ofruan të dhëna rreth vështirësive me të cilat është përballur procesi i përzgjedhjes dhe më pas, edhe i zbatimit të vendimeve të marra në këtë kongres. Studiuesi Avni Avdiu diskutoi për sfidat në vazhdimësi të përdorimit të alfabetit të gjuhës shqipe.Studiuesja Manjola Zaçellari, ligjëruese në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Mojsiu” prezantoi disa dokumente arkivore të periudhës së Perandorisë Austro-Hungareze, dokumente të cilat janë të panjohura dhe të pastudiuara deri më sot, në të cilat paraqitet interesimi dhe kontributi i perandorisë për organizimin e Kongresit të Manastirit. Zaçellari ka hulumtuar arkivat e Austrisë të dekadës së parë të shekullit të kaluar.Ndërsa Lirim Shala prezantoi temën e transliterimit gjatë regjistrimit dhe të përgatitjes së dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast shfaqen probleme me emrat dhe mbiemrat e qytetarëve gjatë këtij procesi.

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk