Post image
Takim pune i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me disa përfaqësues të fakulteteve të filologjisë

Sep 11, 2020

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me këshilltaren e tij të jashtme, dr. Ajtene Qamili dhe drejtuesin e Sektorit të përkthimit dhe lekturimit, Ahmet Selmani, zhvilluan një takim pune me dr. Berton Sulejmanin, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, dr. Demush Bajrami, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dr. Mustafa Ibrahimi, profesor në Universitetin “Nënë Tereza” dhe dr. Ismet Osmani, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”. Me këtë rast drejtori Y. Sela i informoi përfaqësuesit në fjalë lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë AZGJ-ja për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, më 26 shtator 2020 dhe Ditën e Përkthimit më 30 shtator 2020. Në vazhdim ai foli edhe për planet dhe bashkëpunimin e AZGJ-së me këto fakultete si një mundësi e mirë për të organizuar aktivitete të përbashkëta për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonië së Veriut. Të gjitha këto ide dhe oferta të tij u përkrahën njëzëri nga të pranishmit, duke dhënë edhe mendime dhe propozime të tjera plotësuese për sa i përket hartimit të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë, trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve për nevojat e institucioneve, organizimit të punëtorive me studentët, organizimit të konferencave shkencore etj. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4508,4511"]

Post image
AZGJ-ja promovoi Doracakun e nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

Aug 19, 2020

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmive foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore. Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak. Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj. Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4366,4369,4372"]

Post image
Rasti i Ajet Rexhepit – një shembull i ndritshëm në angazhimet për mosdiskriminim gjuhësor

Jul 20, 2020

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Ajet Rexhepin, këshilltar për ekonomi vendore në komunën e Gazi Babës. Drejtori Sela shprehu mirënjohjen për vizitën dhe theksoi se kjo paraqet kënaqësi të veçantë që është nikoqir i z. Rexhepit, si një njeri që simbolizon guxim, integritet dhe këmbëngulje në realizimin e të drejtës së tij gjuhësore qytetare në mjedisin ku ai punon. Pas disa vitesh betejë gjyqësore, rasti i z. Rexhepit mori epilog pozitiv, ku në rastin e tij, si nga Gjykata e Shkallës së Parë, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit, u vërtetua shkelje e së drejtës së trajtimit të barabartë, përkatësisht diskriminim i vërtetuar në bazë gjuhësore dhe përkatësie etnike në sferën e punës dhe të marrëdhënieve të punës. Të dy palët u pajtuan se një epilog i këtillë gjyqësor është shembull që do të ndikojë pozitivisht, jo vetëm në zbatimin e praktikës gjyqësore edhe në raste tjera të ardhshme të këtij karakteri, por edhe në parandalimin, afirmimin dhe përparimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit në drejtim të mbështetjes së angazhimeve qeveritare për ndërtim të një mjedisi shoqëror që i respekton, mbron dhe përparon të drejtat gjuhësore të qytetarëve. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe garantohet me ligj dhe çdokush që në të ardhmen do të diskriminohet në bazë gjuhësore duhet të ankohet në institucionet përkatëse. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="full" ids="4200,4203"]

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk