Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës
Sep 16, 2020
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri. Në këtë takim ia uroi detyrën e re, si dhe e informoi lidhur me aktivitetet që po i zhvillon kjo agjenci në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Po ashtu drejtori Sela foli edhe për detyrimet që kanë institucionet shtetërore në zbatimin e këtij ligji. Njëkohësisht ai shprehu gatishmëri për t’i dhënë mbështetje edhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës për sa i përket përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe shkresave zyrtare.
Edhe ministri Shaqiri foli për këto çështje duke falënderuar drejtorin Sela për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar, si dhe duke u zotuar se do të angazhohet seriozisht në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4419,4422,4425"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email