Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Tahir Hani e vizitoi AZGJ-në

Jan 4, 2021

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Tahir Hani e vizitoi AZGJ-në
Ditën e parë të punës në vitin 2021, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e filloi me një vizitë të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Tahir Hani, të cilin sot e priti në zyrën e tij, drejtori Ylber Sela.
Gjatë takimit në fjalë u fol për bashkëpunimin shumë të frytshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve që kanë pasur deri tani, për ndihmën e ndërsjellë që e kanë ofruar në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me vështirësitë dhe pengesat e zbatimit praktik të gjuhëve zyrtare.
Po ashtu, ata u zotuan se ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, duke theksuar faktin se na presin edhe shumë sfida dhe punë lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5235"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk