Zbatimi i gjuhës shqipe në Inspektoratin Shtetëror të Punës – shembull që duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët

Sep 19, 2019

Zbatimi i gjuhës shqipe në Inspektoratin Shtetëror të Punës – shembull që duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët
Zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dalëngadalë po bëhet realitet i pranueshëm dhe normal pa e dëmtuar askend. Kështu, si shembull pozitiv mund të merret Inspektorati Shtetëror i Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili tanimë ka vënë në zbatim të plotë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet. Duke filluar që nga tabela e emërtimit, e vendosur në hyrje të këtij institucioni, e deri te shkresa më e thjeshtë, të gjitha i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë në dy gjuhë, pra maqedonisht dhe shqip. E gjithë kjo punë është bërë në saje të vullnetit dhe ngulmimit të drejtorit të këtij institucioni, zotit Alajdin Havziut i cili me pedantërinë dhe përkushtimin e tij, në mënyrë plotësisht ligjore, vetëm me dy përkthyes ka arritur ta vërë në përdorim zyrtar gjuhën shqipe. Mbase ky rast mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për të gjithë drejtorët dhe funksionarët e tjerë të cilët ligjin e kanë zbatur pjesërisht ose që nuk e kanë filluar fare për arsye të ndryshme. Shkup, 18.9.2019 [gallery ids="1837,1831,1834"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk