Vizitë e realizuar pune në IN Opera dhe Baleti Nacional, Shkup

Sep 15, 2022

Vizitë e realizuar pune në IN Opera dhe Baleti Nacional, Shkup

Me iniciativë të drejtorit të AZGj-së, Ylber Sela, u realizua vizitë në Institucionin Nacional Opera dhe Baleti Nacional, Shkup, ku u zhvillua takim pune me z. Vaso Ristov, drejtor i institucionit.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional lidhur me zbatimin e detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e këtij institucioni të rëndësishëm nacional në fushën e kulturës.

Drejtori Ristov, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me AZGj-në, duke theksuar se përkundër kufizimeve të caktuara kadrovike dhe buxhetore që ekzistojnë, do të angazhohet për zbatimin e përpiktë të ligjit, për shkak të plotësimit të nevojave të qytetarëve si vizitorë në Operën dhe Baletin Nacional të Shkupit.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk