Vizitë e piktorit Reshat Ahmeti në AZGj

Dec 23, 2024

Vizitë e piktorit Reshat Ahmeti në AZGj

 

Profesori Reshat Ahmeti, piktori ynë i njohur ndërkombëtarisht, qëndroi sot në AZGj, për t’ia uruar postin drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Granit Osmanit.

Me këtë rast ai ia dhuroi një pikturë. Gjuha, theksoi ai, është thelbi i kombit, është përcaktuese e identitetit, është thesar i trashëguar nga të parët tanë. Si piktor ndihem krenar për misionin e rëndësishëm të AZGJ-së e cila deri tani e ka kryer punën e saj me dinjitet profesional.

Granit Osmanit dhe stafit të tij i uroj suksese në detyrën e vështirë, që ka të bëjë me ndjeshmërinë etnike dhe krenarinë tonë kombëtare, gjuhën, tha piktori.

Drejtori i AZGj-së Granit Osmani e falënderoi Reshat Ahmetin për vëmendjen e tij dhe për dhuratën e çmuar e domethënëse.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk