Vizitë e drejtorit Sela në OEMVP
Oct 22, 2020
Sot, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku pati një takim pune me Drilon Isenin, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim, përfshirë edhe me OEMVP-në, si një trup që organizon, mbron interesat dhe promovon afarizmin në vend dhe jashtë, duke i mbështetur ato në sfidat e konkurrencës globale.
Takimi ishte një mundësi për të marrë informacion në lidhje me situatën aktuale me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në punën e OEMVP-së. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela u interesua për mundësinë që konsumatorët, çmimet dhe deklaratat për përdorimin e mallrave të shkruhen në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4790"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email