Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe misionit të OSBE-së

Jun 23, 2020

Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe misionit të OSBE-së
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi një takim pune nëpërmjet videokonferencës me Katarina Zhivkoviqin, ndihmëse e lartë programi në Misionin e OSBE-së në Shkup. Takimi ishte një mundësi e mirë për ta vazhduar dialogun midis AZGJ-së dhe OSBE-së për tema me interes të përbashkët.
Përfaqësuesja e OSBE-së informoi se edhe përkundër situatës së krijuar nga pandemia e virusit korona COVID-19, Misioni i OSBE-së do t’i shtojë aktivitetet për të siguruar ndihmë në nivel ekspertësh për përgatitjen e një dokumenti strategjik shumëvjeçar për punën e AZGJ-së. Njëkohësisht, Misioni i OSBE-së do të sigurojë edhe një numër botimesh që do të dhurohen për nevojat e bibliotekës së AZGJ-së.
Drejtori Sela shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se bashkëpunimi dhe dialogu me OSBE-në kanë rëndësi të veçantë. AZGJ-ja do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv i OSBE-së në zbatimin e aktiviteteve projektuese që synojnë respektimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve dhe promovimin e vlerave demokratike evropiane, theksoi drejtori Sela.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="4571,4568,4565"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk