Urime 7 Marsi!
Mar 7, 2025
Të nderuar mësimdhënës, me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e Republikës së Maqedonisë së Veriut jua uron përzemërsisht këtë ditë të shënuar e cila simbolizon dritën e dijes dhe përkushtimin për brezat e ardhshëm. Roli juaj në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, në përçimin e dijes dhe në formësimin e personaliteteve të reja është i pazëvendësueshëm.
Me mundin dhe përkushtimin tuaj, ju, jo vetëm që edukoni, por edhe frymëzoni brezat e rinj për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Në këtë ditë të veçantë, por edhe në çdo ditë tjetër, ju falënderojmë për punën tuaj të palodhur duke ju uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin fisnik të arsimit dhe të edukimit!
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email