URIM ME RASTIN E PËRVJETORIT TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS
Dec 24, 2025
Me rastin e përvjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës shpreh urimet më të përzemërta për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë. Universiteti i Tetovës, i lindur nga sakrifica, guximi dhe përkushtimi ndaj arsimit në gjuhën amtare, përfaqëson një akt të lartë të dinjitetit kombëtar dhe rezistencës intelektuale. Sot, Universiteti i Tetovës qëndron krenar si dëshmi e fuqisë së dijes dhe e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj identitetit, kulturës dhe ndërtimit të së ardhmes së brezave të rinj. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës uron që Universiteti i Tetovës të vazhdojë misionin e vet fisnik në formimin e kuadrove cilësore dhe në ruajtjen me nder të idealeve mbi të cilat u themelua. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email