U promovua përmbledhja e punimeve shkencore “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”
Sep 29, 2022
Në suaza të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së promovoi edhe përmbledhjen e punimeve shkencore “Terminologjia dhe roli i saj për njohjen e gjuhës profesionale”. Përmbledhja në fjalë përfshin punimet e konferencës shkencore e cila u mbajt vitin e kaluar për shënimin e kësaj dite ndërkombëtare.
Fjalë rasti për këtë botim mbajtën prof. dr. Izer Maksuti, ligjërues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Xhafer Beqira, ligjërues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe dr. Zeqirja Ibrahimi, punonjës shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Referuesit në fjalë vunë në dukje vlerat e veçanta të këtij libri lidhur me çështjen e terminologjisë profesionale.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email