TË PUNËSUARIT E AZGJ-SË NDOQËN NJË TRAJNIM PËR PËRSOSMËRI PROFESIONALE
Dec 24, 2025
Gjatë javës së kaluar (10-12 dhjetor), të punësuarit e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së ndoqën një trajnim treditor për përsosmëri profesionale me temë “Zbatimi i zgjidhjeve të reja ligjore në menaxhimin e burimeve njerëzore”, si dhe me temën tjetër “Analiza funksionale, organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës”. Trajnimi në fjalë u mbajt në hapësirat e hotelit “Drin” në Strugë. Të punësuarit e AZGJ-së gjatë ndjekjes së këtij trajnimi u njohën hollësisht me risitë që përmban Ligji i Nëpunësve Administrativë, veçmas në aspektin e punësimit, të avancimit, të vlerësimit, të menaxhimit të performancës, të rrogës dhe të shtesave të tjera të saj etj. Po ashtu, ata u informuan edhe me risitë e Ligjit të të Punësuarve në Sektorin Publik, sidomos me pjesën që ka të bëjë me mobilitetin, me punën në distancë, me ndryshimet dhe detyrimet e reja që njëra pjesë do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027. Edhe për sa i përket temës së dytë, të punësuarit u njohën me disa aspekte të funksionimit, siç është ajo që lidhet me përgatitjen e analizës funksionale duke filluar nga qëllimi i saj, metodologjia e përpilimit e deri te zbatimi konkret. Krahas kësaj ata u njohën edhe me mënyrën e përgatitjes së rregullores së sistematizimit, me përgatitjen e rregullores së organizimit të brendshëm, me katalogun e vendeve të punës, me procedurat për ndryshimin e rregulloreve, me harmonizimin me ndryshimet ligjore dhe me qëllimet strategjike etj. Në fund, të punësuarit e AZGJ-së morën nga një certifikatë për ndjekjen e këtij trajnimi për përsosmëri profesionale.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email