Takim pune me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi
Feb 12, 2021
Pas vizitës së realizuar në Komunën e Çashkës, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi Komunën e Tetovës, ku u prit nga kryetarja, Teuta Arifi.
Me këtë rast, kryetarja Arifi e informoi drejtorin Sela rreth aktiviteteve dhe masave të cilat po i ndërmerr ky institucion i vetëqeverisjes lokale në funksion të respektimit të së drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe, si e drejtë themelore e shqiptarëve në RMV, dhe që duhet të zbatohet në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme nga institucionet në vend.
Nga ana tjetër, drejtori Sela shpalosi të arriturat e AZGJ-së, duke e njoftuar kryetaren Teuta Arifi për fillimin shumë shpejtë të projektit të trajnimit të përkthyesve në institucionet lokale dhe shtetërore.
Drejtori Sela theksoi rëndësinë e përvojës gjuhësore të kryetares Teuta Arifi, si ligjëruese, që në të ardhmen e afërt mund t’i shërbejë edhe nevojave të AZGJ-së.
Në fund të takimit, drejtori Sela ia dhuroi kryetares Arifi një pako botimesh të AZGJ-së që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5311,5314,5323,5326"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email