Takim pune i drejtorit të AZGJ-së Granit Osmani në ITShKSh
Feb 6, 2026
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, zhvilloi një takim pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me homologun e tij, Besnik Emini.
Me këtë rast ata biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, gjithnjë në frymën e memorandumit të nënshkruar, duke marrë pjesë dhe duke organizuar aktivitete të përbashkëta shkencore, kulturore, artistike etj. Po ashtu ata folën edhe për preokupimet dhe shqetësimet lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij takimi, veçanërisht u theksua vullneti dhe gatishmëria për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email