Takim pune i drejtorit Sela me ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, Mizrahi

Feb 12, 2020

Takim pune i drejtorit Sela me ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, Mizrahi
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale (MPPS) ku zhvilloi një takim pune me ministren Rashela Mizrahi. Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim ndërinstitucional, përfshirë atë me MPPS-në si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me rëndësi të veçantë për Ministrinë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në interesin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela i ofroi mbështetje Ministrisë në përkthimin dhe verifikimin e formularëve, formave dhe kërkesave zyrtare që qytetarët i përdorin gjatë realizimit të të drejtave të tyre në procedurat e nevojshme. Ministrja Mizrahi shprehu kënaqësi për takimin dhe shfrytëzoi rastin për të informuar drejtorin Sela për situatën e trashëguar nga aspekti i zbatimit të zgjidhjes ligjore për gjuhët, dhe njëkohësisht u zotua se do të përmirësojë situatën dhe do të rrisë më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3548,3551"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk