Takim online i drejtorit Sela me Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit (KSHPK)
Jan 14, 2021
Sot, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, pati një takim online me Biljana Ivanovskën, Kryetare e Komisionit Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit (KSHPK) dhe anëtarët e komisionit.
Takimi u zhvillua me kërkesë të drejtorit Sela në mënyrë që të ofrojë mbështetjen e AZGJ-së në fushën e përkthimit dhe të lekturës së dokumenteve zyrtare, të formularëve, të akteve që dalin nga puna e KSHPK-së, duke pasur parasysh se ajo nuk ka kuadro përkthimi dhe lekture.
Kryetarja e KSHPK-së shprehu mirënjohjen për takimin shumë konstruktiv, ofrimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes nga AZGJ-ja, duke theksuar se aktualisht KSHPK-ja nuk ka përkthyes dhe lektor për gjuhën shqipe, dhe derisa kjo situatë të tejkalohet do të llogarisë në bashkëpunimin e ofruar nga AZGJ-ja, për shkak të mbarëvajtjes së proceseve të punës.
Të dy palët u zotuan të intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në të ardhmen.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5223,5226"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email