Sot, me respekt, mirënjohje dhe emocione, e përcollëm në pension kolegen tonë të nderuar, Liljana Pandeva.

Jul 3, 2026

Sot, me respekt, mirënjohje dhe emocione, e përcollëm në pension kolegen tonë të nderuar, Liljana Pandeva.

 

Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo la gjurmë të çmuara me dijen, përkushtimin dhe integritetin që e karakterizuan në çdo angazhim. Si pjesë e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që nga viti 2019, ajo dha një kontribut të rëndësishëm me profesionalizëm të lartë, duke promovuar frymën e bashkëpunimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

E falënderojmë përzemërsisht për kontributin e saj të vyer dhe i urojmë shëndet të mirë, mbarësi, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës. Le të jetë pensionimi një fillim i ri, i mbushur me gëzim, përmbushje dhe kohë të çmuar pranë familjes dhe të dashurve.

Urime për pensionimin dhe faleminderit për gjithçka! Lile e nderuar, të urojmë vetëm të mira në rrugëtimin që të pret

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk