Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët i dhuroi një fond librash AZGj-së

Apr 11, 2025

Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët i dhuroi një fond librash AZGj-së

Në suaza të marrëveshjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët në Tiranë i dhuroi një fond të çmuar librash Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky fond librash i QSPA-së do të jetë pjesë e bibliotekës së AZGj-së dhe do të shërbejë për nevojat profesionale e studimore të të punësuarve të saj. Ky gjest i është një dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm mes institucioneve tona dhe përkushtimit të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë gjuhësore.

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për këtë dhuratë me vlerë, e cila pasuron bibliotekën tonë dhe nxit bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk