Pasardhësi i heroit kombëtar Hasan Prishtina viziton AZGJ-në
Mar 2, 2020
Sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës qëndroi Mehmet Prishtina, pasardhësi i familjes së heroit Hasan Prishtina, i shoqëruar nga Skender Asani dhe Hysen Berisha. Në shenjë falënderimi për punën dhe misionin e kësaj agjencie, drejtorit të saj Ylber Sela ia dhuroi një fotografi me portretin e figurës së Hasan Prishtinës .
Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi mikun Mehmet Prishtina me punën e deritashme të AZGJ-së dhe pengesat e ndryshme që shfaqen gjatë zbatimit të gjuhës në institucionet shtetërore.
Mehmet Prishtina përgëzoi drejtorin Sela për punën e bërë duke i uruar të vazhdojë me po të njëjtin seriozitet dhe profesionalizëm.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3806,3809,3812"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email