OSBE-ja trajnon përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së, për përkthim simultan

Jun 2, 2022

OSBE-ja trajnon përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së, për përkthim simultan
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nisi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), fryt i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet OSBE-së dhe AZGj-së. Me këtë rast, drejtori Ylber Sela falënderoi ambasadorin Clemens Koja për mbështetjen e OSBE-së në këtë drejtim. Ai theksoi që ky trajnim do t’ju ndihmojë përkthyesve dhe lektorëve të AZGj-së në zhvillimin e tyre profesional në fushën e përkthimit simultan. Nga ana tjetër, ambasadori Koja theksoi kënaqësinë për mbështetjen e deritashme nëpërmjet projekteve të përbashkëta të ngritjes së kapaciteteve të AZGj-së, ku përfshihet edhe trajnimi i filluar sot. Njëmbëdhjetë përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së do të trajnohen nga profesionistet e fushës së përkthimit simultan, Blerina Starova Zllatku dhe Lukrecija Malkoviq Atanasovska. Ky trajnim mbështetet edhe nga kryetari i Kuvendit të RMV-s, Talat Xhaferi i cili ofroi kushtet e nevojshme teknike për këtë trajnim. Shkup, 1.6.2022  

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk