NP Parkingu i Qytetit - Shkup do të bashkëpunojë me AZGJ-në
Mar 24, 2022
Në kuadër të agjendës së sotme intensive të punës, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, vizitoi Ndërmarrjen Publike Parkingu i Qytetit – Shkup ku u takua me Bojan Hristovskin, drejtor i ndërmarrjes publike dhe me zëvendësin e tij, Isa Idrizi.
Me këtë rast, Sela dhe Hristovski biseduan rreth gjendjes në ndërmarrjen publike për sa i përket përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe shkallës së realizimit të detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Drejtori Sela ofroi mbështetje në aspektin e përkthimit dhe të lekturimit të formularëve dhe të akteve të tjera të përgjithshme që dalin nga puna e ndërmarrjes publike, si dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim për çështjet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit në fjalë.
Takimi është në shërbim të mbështetjes që AZGJ-ja u jep institucioneve publike për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Shkup, 23.3.2022
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email