Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi kreun e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov

Sep 13, 2019

Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi kreun e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov
Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim me Petre Shilegovin, kryetar i Qytetit të Shkupit. Me këtë rast, Shilegov u interesua për punët dhe sfidat me të cilat po përballet AZGJ-ja. Pas njoftimit për çështjet rreth funksionimit të Agjencisë, drejtori Sela informoi se qytetarët po ankohen për mungesë formularësh në gjuhën shqipe dhe emërtim të institucioneve dhe informata të tjera në Qytetin e Shkupit. Në anën tjetër, Shilegov theksoi se tashmë janë marrë masat dhe se janë angazhuar përkthyes që po merren me aspektet gjuhësore. Sela dhe Shilegov ranë në ujdi që të dyja institucionet të formojnë grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe, zgjidhjen e tyre dhe deri ku ka arritur zbatimi i saj. Palët u zotuan se do të ketë edhe bashkëpunime të mëtutjeshme ndërinstitucionale. [gallery ids="1790,1787,1784"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk