Në prag të ditës së gjuhës amtare AZGJ-ja vizitoi Manastirin
Feb 16, 2026
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, një grup të punësuarish të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, të kryesuar nga drejtori Granit Osmani, vizitoi qytetin e Manastirit, përkatësisht bibliotekën “Linkest” dhe Shtëpinë e Alfabetit. Në bibliotekë u pritën nga drejtuesja e saj, Emira Selimi, si dhe një grup nxënësish. Me këtë rast u fol për rëndësinë e vizitës, veçanërisht duke u theksuar ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe. Po ashtu bibliotekës iu dhuruan një numër i konsiderueshëm librash, kryesisht botime të AZGj-së.
Në suaza të kësaj vizite, të punësuarit e AZGJ-së vizituan edhe Shtëpinë e Alfabetit, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni, Nuer Arsllani. Me këtë rast u fol për shumë çështje lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet këtyre dy institucioneve.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email