Në Panairin e Librit Akademik dhe Shkencor në Tetovë, AZGJ-ja prezentoi librin më të ri “Gjuha dhe etnia”

Sep 30, 2025

Në Panairin e Librit Akademik dhe Shkencor në Tetovë, AZGJ-ja prezentoi librin më të ri “Gjuha dhe etnia”

Në suaza të Seminarit XIX Ndërkombëtar të Albanologjisë që u mbajt më 25 shtator në Fakultetin e Filologjisë në Univesitetin e Tetovës, njëkohësisht u mbajt edhe Panairi Ndërkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor ku u prezentuan disa shtëpi botuese dhe institucione të ndryshme. Krahas tyre u prezentua edhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së me botimin më të ri “Gjuha dhe etnia”, libër ky me punime të konferencës shkencore që u mbajt vitin e kaluar me rastin e festave të nëntorit. 

Lidhur me këtë botim, para të pranishmëve foli këshilltari shtetëror i redaktimit, Ahmet Selmani i cili vuri në dukje se kjo përmbledhje punimesh nga konferenca shkencore “Gjuha dhe etnia”, synon të ritheksojë dhe të rideterminojë simbiozën themelore të ekzistencës kombëtare të shqiptarëve, pra gjuhën dhe etninë si dy elemente të cilat vazhdojnë të trajtohen e ritrajtohen në mënyra të ndryshme, gjithnjë duke hedhur dritë në thelbin e tyre dhe duke zbërthyer semantikën e nevojshme.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk