Me rastin e Ditës së Gjuhës Amtare AZGJ-ja mbajti konferencë shkencore
Feb 24, 2025
Në praninën e një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish, përfaqësues të jetës politike, kulturore, shkencore e arsimore, sot në sallën e Komunës së Çairit në Shkup, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në hapjen solemne të këtij aktiviteti kulturor e shkencor, fjalën e rastit e mbajti drejtori i AZGJ-së, Granit Osmani i cili theksoi rolin dhe rëndësinë e gjuhës shqipe për shqiptarët në RMV.
Po ashtu, para të pranishmëve u drejtua edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, pastaj zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Këta vunë në dukje angazhimin e përbashkët për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore si një sfidë dhe synim i vazhdueshëm i popullatës shqiptare.
Në vazhdim u mbajt edhe Konferenca Shkencore me temë “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë”, në të cilën me kumtesat e tyre u paraqitën Jeton Shasivari, Ismet Osmani, Demush Bajrami, Ajtene Qamili, Ahmet Selmani, Sunaj Rrahimi, Isamet Bakiu, Mersim Maksuti dhe Nebi Bilalli. Referuesit në fjalë theksuan shumë aspekte që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në kontekstin e kontestimit formal dhe material të Ligjit të Përdorimit ë Gjuhëve, trajtuan çështje që kanë të bëjnë me realitetin gjuhësor në RMV, aspektin e teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale, kontekstin multikulturor dhe interkulturor, të drejtën natyrore dhe mitin e rrezikimit, përkufizimin e politikës gjuhësore, çështjen e identitetit gjuhësor, të drejtën e përdorimit praktik të gjuhës shqipe, argumentet që duhet t’i marrë parasysh Gjykata Kushtetuese në rastin e vlerësimit eventual të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, problemet me të cilat ballafaqohet gjuha shqipe në përdorimin praktik etj.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email