Mbaroi java e tretë dhe e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve
Apr 19, 2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike.
Gjatë javës së tretë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Teknologjitë e përkthimit, ligjëroi Arsim Jonuzi, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve politike, ligjëroi Zeqirja Ibraimi.
Edhe gjatë javës së katërt u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Të shkruarit ligjor, formularë, kërkesa, ligjëroi Bashkim Selmani, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve juridike, ligjëroi Afet Mamuti.
Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre.
Shkup, 8.4.2022
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email