LIGJI PËR SHQIPEN: NJË VJET PAS HYRJES NË FUQI
Jan 15, 2020
Mungesa e vullnetit për zbatim, problem kryesor
Një vit pasi u shpall Ligji për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, nuk po respektohet në tërësi, e shkeljet nuk ka kush t’i dënojë për shkak të vonesës në procedurat për formimin e inspektoratit.
Buxheti i vogël do të jetë problem shtesë për formimin e ekipit, por megjithatë, Iseni thotë se ka gati planin për funksionimin e Inspektoratin. E ai do të ketë shumë punë. Edhe pse kanë kaluar 365 ditë pasi ligji u publikua në Gazetën Zyrtare, një ndër nenet kryesore nuk po gjen zbatim.
“Uniformat e policisë; të zjarrfikësve; të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.”- citohet neni 8 i ligjit për përdorimin e gjuhëve.
E përgjigje nuk dha as ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Në kohën kur ishte ministër thoshte se me këtë çështje po merren grupe të punës, e tani tha që nuk është më në atë funksion, dhe na adresoi të pyesim në MPB, edhe pse ai tanimë është i pari i ekzekutivit.
“Disa herë ua kam bërë këtë pyetje kur ishit ministër… Ku e latë procedurën dhe kur do të jenë uniformat në dy gjuhë? Gjithçka që ju intereson për Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të duhet të drejtoheni atje, unë sot nuk jam këtu në rolin e ministrit të Punëve të Brendshme.” -tha Oliver Spasovski, Kryeministër.
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit, Ylber Sela, thotë që tanimë nuk ka hapësirë për arsyetime. Ai thotë se personalisht ka vizituar institucionet dhe u ka ofruar ndihmë, e nga bashkëpunimi me disa institucione është i kënaqur, e disa tjerë, thotë që janë të pa interesuar. Institucioni që ai e drejton, nesër do ta promovojë edhe udhëzuesin për zbatimin e ligjit.
“Nesër kemi promovimin… Aty ku kanë dilema.“-deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Agjencia ka nisur edhe pyetësor deri tek institucionet për t’i pyetur se a ju duhet ndihma e tyre, por shumica janë përgjigjur negativisht. Nga kjo përvojë, Sela thotë se inspektorati do të ketë shumë punë në të ardhmen. /Furkan Saliu/
LINK
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email