Granit Osmani është ushtrues i ri i detyrës (u. d) së drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së.
Jul 25, 2024
Granit Osmani është nga Kumanova. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Në kërkim të arsimimit të mesëm dhe trysnisë që diktonte koha kundër shkollimit në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, shkollën e mesme u detyrua ta fillojë në Preshevë dhe pas rihapjes së paraleleve në gjuhën shqipe u kthye në Gjimnazin e Kumanovës.
Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë. Ish-luftëtari vjen në AZGj nga sektori privat.
Granit Osmani tha se e priti me emocion dhe kënaqësi emërimin e tij si u. d. të AZGj-së, por edhe me përgjegjësi, sidomos duke pasur parasysh nivelin e lartë akademik të stafit dhe të përkthyesve. Ai gjithashtu theksoi se do ta vazhdojë rrugën e pararendësve të tij, për ta çuar përpara misionin historik të dygjuhësisë në RMV.
Në ditët e para të punës në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës Shqipe, u. d drejtori Granit Osmani, u takua me të punësuarit e secilit sektor veç e veç, për t’u njohur, për së afërmi, me rrjedhën e punës së AZGj-së
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email