Formësimi i së Ardhmes: Arsimi & Inovacioni në Shoqërinë Digjitale
Dec 24, 2025
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës pjesë e Konferencës së 8 të Ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes: Arsimi & Inovacioni në Shoqërinë Digjitale” Agjencia e Zbatimit të Gjuhës do të marrë pjesë si partner institucional në Konferencën e 8 të Ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes: Arsimi & Inovacioni në Shoqërinë Digjitale”, e organizuar nga Fakulteti i Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri. Konferenca do të zhvillohet më 29–30 prill 2026, në format hibrid (me prezencë fizike dhe online). Në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës merr pjesë së bashku me universitete dhe qendra kërkimore nga Sllovakia, Italia, Spanja, Rumania, Polonia, Lituania, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke ofruar një platformë shkencore për diskutimin e ndikimit të digjitalizimit, teknologjive të reja dhe zhvillimeve shoqërore në arsim dhe shkencat humane. Aplikimet tashmë janë të hapura për dorëzimin e abstrakteve në temat kryesore të konferencës, që përfshijnë inovacionin në arsim, shëndetin mendor të të rinjve, transformimin digjital, gjuhën shqipe, gjuhët e huaja, letërsinë dhe mësimin gjatë gjithë jetës. Për të parë temat dhe për të aplikuar, klikoni këtu: https://uamd.edu.al/.../uploads/2025/12/Call-for-paper.docx
Afati për dorëzimin e abstrakteve është 1 shkurt 2026. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës mirëpret bashkëpunimin shkencor dhe pjesëmarrjen e studiuesve në këtë aktivitet ndërkombëtar.You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email