Fjalë përshëndetëse e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela në promovimin e librit “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të Fatmir Toçit
Nov 17, 2021
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, dje u promovua libri me titull “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të autorit Fatmir Toçi.
Para shumë pjesëmarrësve, përfaqësues të jetës kulturore, shkencore, politike, mediatike, në mesin e të cilëve edhe ish-kryetari Shqipërisë, Alfred Mojsiu, për librin folën Dorian Koçi dhe Rami Memushaj.
Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i cili theksoi se ky libër del në dritë dhe përputhet me aktivitetet që po zhvillohen në RMV, në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku si temë janë arbëreshët, gjuha, kultura, letërsia dhe tradita e tyre. Në këtë mënyrë, vijoi më tej ai, është e nevojshme të theksohet se vëmendja dhe kujdesi ndaj arbëreshëve vazhdon të rritet gjithandej.
Prandaj, edhe ky libër i Fatmir Toçit duket se është i tillë dhe shpresoj të hapë horizonte për t’i njohur arbëreshët më mirë, sidomos t’u shërbejë përfaqësuesve të politikës për të ndihmuar më shumë për sa i përket kësaj diaspore të vjetër e cila e ruajti qenien kombëtare deri në ditët e sotme, theksoi drejtori Ylber Sela.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6967,6970"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email