FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË KONFERENCËN KUSHTUAR STUDIUESIT ANTON NIKË BERISHA NË KUADËR TË DITËVE TË ALFABETIT
Nov 19, 2021
Të nderuar pjesëmarrës!
Më lejoni ta përshëndes këtë aktivitet i cili zhvillohet në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku sivjet si temë qendrore janë arbëreshët, gjuha, kultura, letërsia dhe tradita e tyre.
Duke qenë se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, të cilën e udhëheq unë, po i ndjek rregullisht këto aktivitete, kam bindjen e thellë se edhe ky i sotmi që i kushtohet studiuesit të njohur Anton Nikë Berisha, është një kontribut i rëndësishëm për të hedhur dritë mbi figurën e tij, i cili është marrë në mënyrë të veçantë me letërsinë dhe kulturën arbëreshe.
Në këtë kontekst, vetë fakti se lënda e pare e krijimit të letërsisë është gjuha, aq më tepër na obligon që të jemi pranë saj si një institucion që kujdeset për zbatimin, mbrojtjen dhe afirmimin e saj. Për këtë arsye, dua të theksoj se bota arbëreshe na përket të gjithëve; është ndjenja dhe krenaria jonë, është gjaku i shprishur që rikthehet në qenien tonë. Thjesht, nëpërmjet arbëreshëve ne tregojmë përgjegjësinë tonë kombëtare dhe institucionale. Duke i nderuar personalitetet që flasin për ta, ne i nderojmë edhe arbëreshët.
Pa e zgjatur më tepër, shpresoj dhe uroj që pjesëmarrësit të japin ndihmesën e tyre për figurën e Anton Nikë Berishës, por edhe për arbëreshët e Italisë.
Ju faleminderit!
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7020,7023,7026,7029"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email