Drejtori Ylber Sela vizitoi Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik

Dec 17, 2019

Drejtori Ylber Sela vizitoi Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik
Në suaza të vizitave të zakonshme nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi edhe Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik, ku u prit nga homologu i tij, Ekrem Bunjaku. Gjatë këtij takimi u fol lidhur me përfundimin e fazës së parë të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Me këtë rast, drejtori Ekrem Bunjaku, jo vetëm që e ka realizuar me sukses fazën e parë të ligjit në fjalë, por tanimë ai i prezentoi edhe të gjitha dokumentet zyrtare të fazës së dytë, të cilat i ka realizuar para kohe, siç janë: formularët e ndryshëm, memorandumi, procesverbali, libri i urdhëresave pagesore, libri i dorëzimeve interne, libri i postës, libri i regjistrimit të akteve, libri i pranimit të lëndëve, libri i parashtresave etj. Në këtë mënyrë, zbatimi i dygjuhësisë në këtë institucion është bërë në mënyrë të plotë dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë edhe për të gjitha institucionet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut . [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2946,2949,2952,2955,2958,2961,2964,2967,2970,2973"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk