Drejtori Ylber Sela foli në zbulimin e pllakës përkujtimore në gjuhën shqipe te shtëpia e Nënë Terëzës

Jun 27, 2020

Drejtori Ylber Sela foli në zbulimin e pllakës përkujtimore në gjuhën shqipe te shtëpia e Nënë Terëzës
Sot në sheshin e Shkupit, pikërisht në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes e Nënë Terezës, u shënua 40-vjetori i shpalljes së saj si qytetare nderi. Me këtë rast aty u shpalos edhe pllaka përkujtimore në gjuhën shqipe.
Në këtë aktivitet, para të pranishmëve foli drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Skënder Hasani, i cili, mes të tjerash theksoi se tani e tutje gjuha e Nënë Terezës do të shënohet bashkë me gjuhët e tjera në pllakën përkujtimore të saj, me çka do ta plotësojë mozaikun shumetnik dhe shumëgjuhësor.
Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i RMV-së, Arbër Ademi, me ç’rast drejtorit të ITSHKSH-së, Skënder Hasani, ia dorëzoi aktin e regjistrimit të Regjistri Qendror të Departamentit të studimit të jetës dhe veprës së Nënë Terezës në kuadër të institutit në fjalë.
Krahas këtyre, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i cili theksoi se prej sot, pllaka përkujtimore e cila shënon vendin ku lindi Nënë Tereza, është edhe në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë kjo gjuhë do të qëndrojë e barabartë pranë gjuhëve të tjera. Natyrisht ky akt përkon edhe me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe, punë kjo të cilën tanimë e kryen me sukses AZGJ-ja.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" size="full" bgs_gallery_type="slider" ids="4112,4109,4103,4100"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk